Klekovski për gjendjen me ujin në Gostivar: Ministria e Shëndetësisë nuk ka fshehur informacione

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – “Nuk ka pasur në asnjë moment fshehje të informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë për situatën në Gostivar”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

“Unë isha i pari që të shtunën informova se rastet e para janë regjistruar më 13 korrik. Ministria e Shëndetësisë dhe unë do të vazhdojmë t’i publikojmë të dhënat në mënyrë transparente, sepse nuk kemi çfarë të fshehim”, tha Klekovski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Informacioni i parë zyrtar për situatën në Gostivar ka arritur në Ministrinë e Shëndetësisë të premten në orën 13:00.

Sipas tij, deri tani janë regjistruar rreth 3.100 kontakte shëndetësore nga Qendra Shëndetësore, Spitali i Përgjithshëm, thirrjet telefonike dhe ndërhyrjet e ndihmës së shpejtë.

Kontrolli i parë mjekësor është kryer më 14 korrik, ndërsa më 19 korrik për herë të parë është vërejtur ulje e numrit të pranimeve.
Klekovski njoftoi se sot do të mblidhet edhe Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili do të dalë me rekomandime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër