600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Nga Xh M
1,468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 20 korrik Zhurnal.mk – Përballë gjendjes së krizuar epidemike në komunë, Këshilli i Komunës së Gostivarit ka miratuar në mënyrë unanime ndarjen e 600 mijë denarëve për Kryqin e Kuq, mjete të cilat do të shërbejnë për mbështetjen e qytetarëve në nevojë.

Fondet e siguruara do të orientohen drejtpërdrejt në sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm, probiotikëve dhe artikujve të tjerë bazë për shtresat e rrezikuara. Gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme, ku u diskutua situata e re, u apelua për unitet dhe angazhim të përbashkët larg ndarjeve politike.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit mirëpritën nismën për themelimin e një shtabi emergjent krize, i cili pritet të mblidhet urgjentisht për të dalë me masa konkrete. Ndërkohë, nga radhët e këshilltarëve është kërkuar transparencë e plotë institucionale, përfshirë publikimin e rezultateve zyrtare të analizave të ujit nga ujësjellësi vendor për t’i dhënë përgjigje dilemave të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër