Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Sot bëhen pesë vjet nga zjarri tragjik që përfshiu spitalin modular në Tetovë, më 8 shtator 2021. Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Nga 14 viktimat, 12 ishin pacientë që po trajtoheshin nga Covid-19, ndërsa dy ishin të afërm të tyre që ndodheshin në spital, raporton TV21, transmeton Zhurnal.
Pesë vite pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi tragjedia është vendosur edhe një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave. Memoriali është vendosur nga persona anonimë, pa u bërë e ditur se kush qëndron pas vendosjes së tij.
