Qeveria do të shpenzojë mbi 350.000 euro për promovimin e punës së saj përmes një firme bullgare

Nga D V
38 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Qeveria përsëri do të shpenzojë mbi 350.000 euro para të popullit për reklamimin e projekteve që i realizon ajo, dhe për këtë qëllim përsëri është angazhuar kompani, bashkëpronare e së cilës është një firmë e regjistruar në Bullgari, raporton Fokus, transmeton Zhurnal.

Më 1 shtator Qeveria, gjegjësisht Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, ka lidhur kontratë të re me “Friday Communications DOOEL Shkup” me vlerë 21,2 milionë denarë ose rreth 350.000 euro për prodhim video dhe foto, ndjekje dhe informim për projektet qeveritare.

Kontrata e lidhur për një vit ka tre pika: prodhim video, prodhim foto dhe fushatë komunikimi.

Kjo firmë në maj të vitit 2025 tërhoqi vëmendjen e mediave në Maqedoni pasi lidhi kontratë me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë me vlerë 23,6 milionë denarë (rreth 360.000 euro) për prodhim video dhe foto, ndjekje dhe informim për projektet qeveritare. Të dyja kontratat me produksionin i ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.

Sipas të dhënave të “Company Wall”, bashkëpronarë të kompanisë janë Marko Kostadinovski dhe MK MEDIA GROUP EOOD.

MK MEDIA GROUP EOOD është kompani bullgare, e themeluar në vitin 2020, me seli në Blagoevgrad, Bullgari, menaxher është Zoran Milevski (shtetësi bullgare), ndërsa pronar është Vanço Boshkov (ka marrë pjesë në themelimin e kompanisë me shtetësi maqedonase).

Kompania në Bullgari merret me ofrimin e shërbimeve përmes internetit, tregti online, shërbime të ofruara përmes telefonit, aktivitete reklamuese, ofrim shërbimesh marketingu, dyqan online, blerje mallrash ose artikujsh të tjerë me qëllim shitjeje në formë origjinale, të përpunuar ose të ripërpunuar; përfaqësim tregtar dhe ndërmjetësim; shërbime reklamimi, informimi, programimi dhe menaxhimi; transaksione me pronësi intelektuale; aktivitete konsulente, si dhe të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e tjera që nuk janë të ndaluara shprehimisht me ligj, pas marrjes së lejes, akreditimit, licencës përkatëse, nëse është e nevojshme.

Sipas bazës bullgare të të dhënave për kompani, mund të shihet se Vanço Boshkov e ka blerë kompaninë nga Marko Kostadinovski, i cili është pronar i kompanisë maqedonase që fitoi tenderin nga Qeveria.

Një pjesë e mediave tashmë kanë publikuar se Marko Kostadinovski gjoja ka pasur marrëdhënie të afërta biznesi me ish‑drejtorin e MRTV, Marjan Cvetkovski.

Ndër kontratat kontroverse të Qeverisë me agjencitë e marketingut në dy vitet e fundit është edhe ajo e 19 marsit 2025, e lidhur tre ditë pas tragjedisë në Koçan. Kontrata me agjencinë Market Vision u lidh për hulumtim të opinionit publik me vlerë prej 400.000 euro. Kontrata u lidh gjatë shtatë ditëve të zisë për shkak të tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër