ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur – të gjithë burra

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen raste të mundshme, bëhet e ditur në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas të dhënave të raportit, deri më 8 gusht janë regjistruar edhe tetë raste me përfundim fatal. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë burra.

Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë simptoma të lehta, ndërsa në raste të caktuara sëmundja mund të shkaktojë komplikime të rënda neurologjike.

ISHP-ja vijon të monitorojë situatën epidemiologjike dhe rastet e raportuara në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër