Shasivari – Michel: Përmirësimi i kushteve në institucionet korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Përmirësimi i kushteve në institucionet korrektuese dhe respektimi i vazhdueshëm i të drejtave të njeriut ishin pjesë e temave për të cilat u bisedua në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Alain Michel, kryetar i Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor ose poshtërues (CPT).

Në takim u shqyrtuan gjendjet aktuale në institucionet korrektuese, si dhe përparimi në zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raportet e mëparshme të Komitetit.

Bashkëpunimi me CPT është i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria.

Në periudhën që pason, nga Ministria e Drejtësisë thonë se do të vazhdojnë të punojnë për avancimin e standardeve në sistemin korrektues, në përputhje me rekomandimet e Komitetit dhe praktikat evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër