Tiranë, 26 tetor Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me atë që e cilëson si terror policor ndaj studentëve dhe të rinjve.
Në mesazhin e tij, Bardhi thekson se çdo rast i dhunës policore duhet të ndëshkohet në përputhje me ligjin, duke kërkuar drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët.
“Terrori policor ndaj studentëve dhe të rinjve duhet të ndëshkohet sipas ligjit. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe barazi përpara ligjit”, shprehet Bardhi.
