LSDM paraqet interpelancë ndaj ministrit të vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – LSDM njofton se ka paraqitur interpelancë ndaj ish-zëvendëskryeministrit, tani ministër i vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq.

“Është koha për përgjegjësi politike për një nga ekzekutorët e Vuçiqit, për agjendat kineze dhe ruse, për përhapjen e urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Bazat për interpelancën janë të qarta: sjellje e papranueshme dhe e papërshtatshme ndaj deputetëve, e cila minon dinjitetin e Kuvendit, dhe veprim politik që është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe strategjike të Maqedonisë.

Stoilkoviq nuk u shërben qytetarëve të Maqedonisë, dhe Hristijan Mickoski është përgjegjës direkt për praninë e tij të vazhdueshme në Qeveri.

Lidhja e tij me strukturat e inteligjencës serbe dhe paraqitjet e tij publike dhe aktivitetet e lidhura me Rusinë ngrenë një pyetje serioze: interesat e kujt përfaqëson ai si anëtar i Qeverisë maqedonase?

Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe një vend me një politikë të jashtme të përafruar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Promovimi i agjendave të kundërta gjeopolitike minon besimin midis aleatëve dhe dëmton interesat tona kombëtare.
Gjithashtu ngremë çështjen e udhëtimit të tij në Kinë dhe paraqitjes së tij me delegacionin e SNS-së dhe Vuçiqit.

Interpelanca përfshinë edhe përmbajtjen që lavdëron Ratko Mladiçin, i dënuar për gjenocid”, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura