Shkup, 15 nëntor Zhurnal.mk – Prodhimi i preshit në rajonin e Strumicës po shkon drejt zhdukjes. Sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë janë zvogëluar për rreth 60 për qind. Shkak për këtë janë ndryshimet klimatike, por edhe mungesa e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimeve. Shteti duhet të gjejë një model financimi që do t’u mundësojë fermerëve ta përshtatin prodhimin me kushtet e reja klimatike.
Temperaturat e larta dhe thatësirat e gjata kanë përgjysmuar prodhimin e preshit në rajonin e Strumicës. Fermerët thonë se rendimentet janë ulur për rreth 40 për qind. Në vendbanimin Gradašorci, me kultivimin e preshit merren kryesisht të moshuarit, të cilët edhe vetë i shesin sasitë e prodhuara.
Profesori universitar, Dushan Spasov, vlerëson se duhet të gjenden mënyra dhe modele financimi për t’u mundësuar fermerëve përshtatjen e prodhimit me ndryshimet klimatike. Sipas tij, është urgjentisht e nevojshme të zbatohen metoda bashkëkohore të kultivimit.
Ndërkaq, për fermerët më e rëndësishmja mbetet çmimi dhe sigurimi i blerjes së prodhimeve.
Sipërfaqet e mbjella me presh në rajonin e Strumicës janë zvogëluar për rreth 60 për qind, ndërsa kultivimi i tij tashmë bëhet kryesisht në parcela të vogla.

