Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot ka nderuar figurën e revolucionarit maqedonas Goce Delçev, me rastin e 123 viteve së nga vdekja e tij.
“Si sot më katër maj të vitit 1903 është shuar Goce Dellçevi, revolucionar i njohur, jeta dhe vepra e të cilit do të duhej të ishte mësim edhe për klasën e sotme politike: “Unë e kuptoj botën si një garë të kulturuar mes popujve” – ishte deviza e tij,” ka shkruar Ahmeti përmes Facebook, shkruan Zhurnal.mk.
“Ndërkaq, biografi i tij më i mirë, Pejo Javorov, duke sjellë foton e mëposhtme të Goces, me plisin e bardhë, e jep këtë përshkrim: “Plisi i bardhë arnaut me shall të zi, i mbështjellë përreth, e mbulonte jo aq shumë kokën. Palltoja e përhimtë prej shajaku, tyrqet e përhimta prej shajaku dhe çashiret me ngjyrë arre të përveshura deri në gjunjë në opingat e shtrënguara – i shquante format e drejta të një figure mesatare.
Qepeja e përhimtë e mbyllur, e veshur vetëm në krahun e majtë, gjysmë e ngjeshur dhe e tërhequr deri në gjysmë në të djathtë, i jepte veçmas bukuri hyjnore gjithë shfaqjes së krenarisë. Me kamë, revolver dhe brezoren me fishekë në bel, me maliherin e hedhur mbi sup, Gocja i ngjante një perëndie kaçake,”” ka shkruar kreu i BDI-së. / Zhurnal.mk.

