Alarm për shtrenjtimin e ushqimeve në vitin 2027, rrezikohet edhe Maqedonia

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet e ushqimeve në Evropë mund të rriten sërish gjatë vitit 2027, për shkak të shtrenjtimit të energjisë, thatësirave dhe kushteve ekstreme të motit.

Sipas parashikimeve, inflacioni i ushqimeve në eurozonë mund të arrijë në 3,4% në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm. Rritja e kostove të transportit, prodhimit dhe plehrave artificiale mund të ndikojë te çmimet e bukës, produkteve të qumështit dhe mishit.

Pasojat mund të ndihen edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe produkteve bujqësore.

Edhe pse inflacioni është ngadalësuar, ushqimet në eurozonë në shtator të vitit 2026 ishin rreth 30% më të shtrenjta krahasuar me fundin e vitit 2021.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër