Takim i përfaqësuesve të QMK-së, MM-së, Armatës dhe anëtarëve Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes, të akredituar në shtet

Nga admin
498 e lexuar

Shkup, 28 janar – Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza, sot u pritën anëtarët e Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (AOA), si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, së bashku me zëvendësdrejtorin Trajçe Jovanovanski, i përshëndetën të pranishmit dhe u dëshiruan mirëseardhje të përzemërt, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe ushtarake.

“Bashkëpunimi me atashetë e mbrojtjes paraqet një urë të rëndësishme për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, shkëmbimin me kohë të informacioneve dhe veprimin e koordinuar në kushte të sfidave komplekse të sigurisë dhe krizave. Vetëm përmes partneritetit dhe qasjes së përbashkët mund të sigurojmë një reagim efikas dhe në kohë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të shtetit”, tha Ali.

Para të pranishmëve u mbajt edhe një prezantim mbi funksionimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, kompetencat dhe rolin e saj në sistemin e menaxhimit të krizave, me ç’rast u theksua se QMK-ja përfaqëson hallkën kryesore në procesin e koordinimit, komunikimit me kohë dhe përballimit të situatave të krizës në nivel kombëtar.

Në një atmosferë konstruktive dhe profesionale u shkëmbyen mendime dhe përvoja, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, si dhe në mekanizmat e përbashkët për parandalim dhe reagim ndaj krizave.

Qendra për Menaxhimin e Krizave mbetet e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e partneriteteve të forta me të gjithë akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim përballimin efikas, të koordinuar dhe në kohë të të gjitha sfidave. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër