Dalekovod Zagreb: Kompania Europiane që po realizon interkoneksionin Maqedoni e Veriut-Shqipëri

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 Maj, Zhurnal.mk – Kompania “Dalekovod Zagreb”, e cila po punon në projekte të rëndësishme në vendet skandinave, kryesisht në Suedi dhe Norvegji do të ndërtojë interkoneksionin energjetik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Drejtori rajonal i kompanisë, Nikola Mazhar, në një prononcim për Zyrtare.net bëri të ditur se “Dalekovod Zagreb” ka shtrirje të gjerë në disa tregje evropiane, duke përfshirë edhe Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën, ndërsa ka realizuar aktivitete edhe në Mal të Zi dhe Shqipëri.

Sipas tij, në Shqipëri aktualisht është duke u zhvilluar një projekt kompleks – i nënstacionit të ri në Kamëz, së bashku me rreth 40 kilometra linja shpërndarëse lidhëse, që konsiderohet ndër më sfiduesit në rajon.

Mazhar theksoi se kompania e cila është e pranishme edhe në Maqedoninë e Veriut, ku operon përmes degës “Dalekovod Shkup” dhe ka një serioziet të theksuar në projektet ku është e pranishme.

“Kemi të punësuar rreth 25 deri në 30 persona, përfshirë inxhinierë, teknikë dhe montues, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në realizimin e projekteve në vend”, deklaroi Mazhar.

Projekti i interkoneksionit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë vlerësohet si një nga investimet më të rëndësishme energjetike në rajon, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e sigurisë dhe lidhjes së sistemeve energjetike.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër