Dimitrieska-Koçoska në takim me Kopmanin: Agjenda reformuese jep rezultate konkrete dhe të matshme

Nga D. V.
780 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 maj, Zhurnal.mk – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska u takua në Bruksel me dejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin e Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, në të cilin diskutuan për zbatimin e reformave dhe progresin në kuadër të Agjendës reformuese 2024–2027.

Gjatë takimit u potencua progresi i realizuar deri më tani në zbatimin e reformave, si dhe dinamika e aktiviteteve të ardhshme. Ministrja theksoi se Ministria e Financave po investon të gjitha kapacitetet e saj në përmbushjen e detyrimeve të saj, me ç’rast është arritur progres i konsiderueshëm, dhe theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit reformues. Ministrja në takim potencoi se në fushën e financave publike po ndërmerren aktivitete për përforcimin e llogaridhënies dhe transparencës, ku reformat janë pjesë e transformimit më të gjerë drejt afrimit të ekonomisë me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, përforcimin e institucioneve dhe sigurimin e përfitimeve konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Në takim u theksua se vendi ynë vazhdon të jetë plotësisht i harmonizuar me Bashkimin Evropian në planin politik, ekonomik dhe strategjik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër