Kambovski: Besoj se presidentja ka zgjedhur profesionistë të vërtetë të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor

Nga B.M
654 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Besoj se presidentja e shtetit ka zgjedhur profesionistë të vërtetë të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor, theksoi sot në deklaratë për mediumet, kryetari i Këshillit republikan gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Ai u pyet se çfarë mendon për emrat e propozuar nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, që duhet të hyjnë në procedurë kuvendore.

“Kandidatët nga presidentja i kuptuan si të gjithë të tjerët – nga mediumet. Presidentja, para së gjithash, është juriste, profesoreshë dhe nuk dyshoj në zgjedhjen e saj dhe besoj se ka zgjedhur profesionistë të vërtetë, të cilët do të kontribuojnë në punën e Këshillit gjyqësor. Gjithsesi, nëse e marrin besimin nga Kuvendi”, u përgjigj Kambovski në pyetje të gazetarëve.

Për Ligjin e ri për këshillin gjyqësor, ai tha se shpresojnës e do të kontribuojë për punë më efikase.

“Gjithsesi se shpresojmë që do të kontribuojë për punë më efikase. Unë mora pjesë në grupin e punës dhe kolegët tani të gjithë tashmë e kanë ligjin, mendoj – verzionin përfundimtar që ishte miratuar. E analizuam sërish, shohim cilat gjëra do të ndryshohen dhe jam optimist se do të kemi ndryshim cilësor në punën e Këshillit gjyqësor”, u përjgigj Kambovski.

Në Kuvend u parashtruan materialet për zgjedhje tëm Suzana Joshevska – Anastasovska dhe Arlinda Kadri -Shahinoviq për anëtarë të Këshillit gjyqësor të RMV-së me propozim të presidentes Siljanovska-Davkova.

Kadri – Shahinoviq është profesoreshë univeersitare me karrierë shumëvjeçare akademike në Fakultetin për shkenca juridike dhe politike pranë Universitetit FON dhe MIT, ndërsa në opinion është e njohur edhe si ish-anëtare e Komisionit për falje. Joshevska – Anastasovska është avokate me praktikë shumëvjeçare, posaçërisht në lëndë penale. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër