Kushtetuesja nuk hap procedurë për ligjin për pensionet! Ndahet mendimi i gjyqtarëve për Kodin Penal

Nga Xh M
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Gjykata Kushtetuese vendosi të mos hapë procedurë për vlerësimin e ndryshimeve në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, duke vlerësuar se masa për rritjen lineare të pensioneve është sociale dhe nuk cenon parimin e barazisë.

Kryetari Darko Kostadinovski theksoi se pensionistët brenda dhe jashtë vendit nuk janë në të njëjtën gjendje faktike, ndërsa gjyqtari Osman Kadriu kishte mendim të kundërt, duke e cilësuar masën diskriminuese.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, shumica konstatoi se Kuvendi ka respektuar procedurën formale dhe, për të shmangur vakuum juridik, vendosi të ndalë procedurën.

Kadriu votoi kundër, duke vlerësuar se aspektet materiale të ligjit mbeten problematike dhe nuk janë harmonizuar plotësisht me qëndrimet e Gjykatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër