Rrezik nga shembja e shkëmbinjve në Matkë: Komuna e Sarajit ndalon lëvizjen në shteg

Nga Xh M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Saraj, 25 shkurt – Komuna e Saraj ka njoftuar se ndalohet qarkullimi në shtegun e Kanjonit të Matkës për shkak të rrezikut nga shembja e shkëmbinjve. Sipas komunës, vendimi bazohet në aktin e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (nr. 57-2071-1, datë 19.02.2026), ndërsa në zonat me rrezikshmëri janë vendosur edhe shenja paralajmëruese për rënien e shkëmbinjve.

Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në një njoftim të ri. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve, turistëve dhe shoqatave që planifikojnë aktivitete në këtë zonë të respektojnë vendimin për sigurinë e tyre, duke theksuar se përgjegjësia në rast mosrespektimi bie mbi personat e dëmtuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër