Ministri Sali mori pjesë në samitin në Davos dhe në takimin e liderëve 2026

Nga admin
390 e lexuar

Shkup, 22 janar  – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Samitin e Davosit dhe në Takimin e Liderëve 2026, një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim global.

Siç informojnë nga kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane, ai mori pjesë në dy panele tematike: njëri “Klima, Konfliktet dhe Kujdesi”, ku u theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar; dhe i dyti “Ballkani – Historia, Stabiliteti dhe e Ardhmja”, ku u diskutuan sfidat rajonale, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik si shtylla për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

Gjatë qëndrimit të tij, Sali zhvilloi takime me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe media nga e gjithë bota, duke diskutuar mundësi bashkëpunimi, partneriteti dhe zhvillimet politike dhe ekonomike të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër