Përshkallëzohet protesta te Kuvendi, tubuesit gjuajnë me gurë policët, 9 të plagosur, 20 të shoqëruar. Kapri, Balliu e Muçi dëbohen nga protestuesit. Reagon Rama

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Mësohet se 9 policë janë të plagosur, e po ashtu edhe 5 protestues të lënduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër