VLEN: Tarifat bien, ekonomia ngrihet, aleanca me SHBA hap epokën e tregtisë së lirë

Nga B.M
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Orientimi ynë është i qartë dhe i palëkundur: krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një ekonomi moderne, të hapur dhe konkurruese, për një shtet të fortë dhe të besueshëm në skenën ndërkombëtare. Marrëveshja e arritur ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke dhe bashkëpunim energjetik është një hap historik që forcon partneritetin tonë strategjik dhe hap horizonte të reja për zhvillimin ekonomik. Eliminimi i tarifave doganore për mallrat amerikane në tregun tonë është një sinjal i fuqishëm për hapje, konkurrencë dhe integrim më të thellë në tregjet globale.

Ky është vizioni i qeverisë së udhëhequr nga VLEN: një ekonomi e hapur që krijon kushte për rritje të qëndrueshme, përmirësim të standardeve dhe nxitje të investimeve të huaja. Me këtë marrëveshje, ne jo vetëm që fuqizojmë klimën e biznesit dhe rrisim konkurrueshmërinë e ekonomisë, por edhe krijojmë perspektivë më të madhe për punësim dhe zhvillim.

Kjo marrëveshje është një sinjal i qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe një konfirmim i mbështetjes së fortë që Maqedonia e Veriut gëzon nga SHBA. Ajo trasojnë rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sigurojë tarifa jo më të larta se 15%, ndërsa për disa produkte dhe industri deri në 0%, duke hapur mundësi të reja për eksport, investime dhe rritje ekonomike. Kjo arritje është dëshmi e qartë se politika jonë është politikë e rezultateve konkrete. Çdo hap që ndërmarrim është i menduar, i bazuar në vizion afatgjatë dhe i mbështetur nga aleatët tanë strategjikë. Me SHBA-në si partner të besueshëm, Maqedonia e Veriut po ndërton një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër