“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

Nga B.M
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Përmes një videos që e ka postuar në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar se të gjithë duhet të marshojnë të martën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Të dashur vëllezër e motra, Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për “Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër