Zv.kryeministri i parë, Bekim Sali takon Alain Berset, riafirmohet bashkëpunimi me Këshillin e Evropës

Nga D. V.
775 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku është riafirmuar bashkëpunimi i fuqishëm ndërmjet vendit dhe këtij institucioni evropian.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, reformave dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si prioritete kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Mbështetja dhe ekspertiza e Këshillit të Evropës mbeten të rëndësishme në procesin tonë të integrimit evropian, veçanërisht në avancimin e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike”, theksoi Sali.

Ai shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe në vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër