FLAKA IME E VJETËR

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Robert Lowell
Përktheu: Irena Dono

Flaka ime e vjetër, gruaja ime!
A të kujtohet lista e zogjve tanë?
Verën e kaluar, një mëngjes u enda me makinë
pranë shtëpisë sonë në Maine. Ishte ende
majë kodrës.

Një kalli i kuq misri indian
tani ishte shkapërdarë te dera.
Lavdia e vjetër me trembëdhjetë shirita
e varur në një shtyllë. Tabela
ishte e kuqja e ndërtesës së vjetër të shkollës.

Brenda një pronar i ri;
Një grua dhe një fshesë e re!
Shitorja antike e bregdetit atlantik
pará dhe plaçkitje
shkëlqenin në çdo dhomë.

Një kufi i ri!
S’kish nevojë tani të vrapoje te dera e fqinjit,
t’i telefonoje sherifit
për taksi për në Bath,
apo shitoren shtetërore të pijeve.

Askush nuk e ka parë fantazmën
e dashnorit tënd imagjinar.
Vështro nga dritarja
dhe shtrëngoje shallin e tij në gushë.

Ngrije dollinë për njerëzit e rinj,
dolli për flamurin e tyre, për të vjetrën
shtëpi të tyren të rindërtuar në kodër!
Çdo gjë është thjesht e fshirë,
e mobiluar, e zbukuruar dhe e ajrosur.

artikuj të ndërlidhura