Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 nëntor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Zagreb të Kroacisë, ka vizituar Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”. Ai e ka vlerësuar këtë shoqatë si një vatër të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka përgëzuar anëtarët e shoqatës për angazhimin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes artit dhe teatrit.

“Sot në Zagreb vizitova Shoqatën e Dramës Shqiptare në Kroaci ‘Mërgimtari’, një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare!

Përgëzime për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar përmes artit dhe teatrit. Mbështetja e aktiviteteve të tilla është investim në kulturën dhe lidhjen tonë kombëtare, kudo që jetojnë shqiptarët!”, ka shkruar Bilall Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër