Kodra e Diellit investon në porta të reja për skanimin e biletave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 2 tetor Zhurnal.mk – Drejtori i ski-qendrës “Kodra e Diellit”, Gani Aliji, ka njoftuar për një investim të ri në vendosjen e portave për skanimin e biletave para ski-ashensorëve, me qëllim përshpejtimin e qasjes së vizitorëve në pista.

Përmes këtij investimi me teknologji bashkëkohore, synohet të reduktohen pritjet e gjata, të përmirësohet siguria dhe të rritet efikasiteti i kontrollit të biletave. Sipas Alijit, portat e reja do të mundësojnë kalim më të shpejtë dhe më të lehtë drejt pistave, si dhe kushte më moderne për të gjithë adhuruesit e skijimit.

“Vazhdojmë me investime për ta bërë Kodrën e Diellit destinacionin tuaj të preferuar dimëror”, thuhet në njoftimin e ski-qendrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër