Mickoski për kritikat e opozitës për borxhin publik: LSDM-ja tregoi mungesë njohurish për ekonominë

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me dilemat e shumta në opinion për borxhin publik dhe strukturën e tij, deklaroi:

“E dëgjova atë konferencë për shtyp të deputetëve të LSDM-së në Kuvendin e Maqedonisë, ku u paraqitën dy teza që në vetvete janë absurde dhe tregojnë hapur mungesë njohurie. Por mirë, i kuptoj. Në fund të fundit, nuk janë fabrikë apo kompani për fruta të jugut, që të merren me tregti me vaksina “Stabri” apo të digjen modulare, këtu kemi të bëjmë me ekspertë.

Por, kur bëhet fjalë për ekonominë, përveç vjedhjes, asgjë tjetër nuk kanë në matricën e tyre politike.

Por cila është e vërteta dhe cili është realiteti?

Teza e parë ishte se përse nuk ishin evidentuar kreditë që i merr Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, sepse ato nuk përfshihen në borxhin publik. Këtë duhet ta dinë, sepse ekziston Ligji për Borxhin Publik. Këto kredi janë të përcaktuara në kornizë, pra, në varësi të ecurisë së punimeve në terren dhe përfundimit të aktiviteteve, dorëzohen faturat, tërhiqen kreditë dhe më pas bëhen pagesat.

Dhe teza e dytë ishte se përse vendimi i Qeverisë i datës 31 gusht për huamarrje në tregun ndërkombëtar nuk ishte paraparë në ribalancin e buxhetit. Arsyeja është se bëhet fjalë për emetimin e një euroobligacioni vitin e ardhshëm, në mënyrë që të mund t’i shlyejmë borxhet e tyre, me të cilat e kanë vjedhur popullin dhe i kanë zbrazur institucionet dhe ministritë.

Që të mund ta shlyejmë obligacionin që ata e morën gjatë krizës së koronavirusit, për të djegur spitalet modulare dhe për të blerë vaksina “Stabri”, ndërsa qytetarët, për sa i përket parandalimit, ishin në fund, kurse për nga numri i viktimave gjatë krizës së koronavirusit ishim në majë.

Ja, kjo është opozita që kemi sot në Maqedoni. Pra, një opozitë banditeske e cila vazhdon të jetë vazhdimësi e një pushteti banditesk, në periudhën kur LSDM-ja dhe BDI-ja ishin në pushtet në Maqedoni.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër