Ministria e Transportit shpalli thirrje për furnizim të 150 autobusëve ekologjikë elektrikë

Nga D. V.
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Ministria e Transportit sot ka shpallur Thirrje publike për furnizimin e 150 autobusëve ekologjikë elektrikë dhe 75 stacione për mbushje. Në pajtim me planin për furnizim, 100 autobusë janë dedikuar për Qytetin e Shkupit, ndërsa 50 të tjera për komunat.

Ofertuesi më i volitshëm është i detyruar të prodhojë dhe të dorëzojë 30 autobusë me afat prej gjashtë muajve, 60 autobusë me afat prej 12 muajve dhe 60 autobusë në afat prej 18 muajve.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 30 marsi i këtij viti.

Sipas Ministrisë së Transportit, prokurimi i autobusëve ekologjikë elektrikë paraqet angazhim të qartë politik për mbrojtjen e mjedisit, si dhe për përmirësimin e efikasitetit të transportit publik në Shkup dhe komuna tjera. Përveç përfitimeve ekologjike, kjo tregon se prokurimi i autobusëve të rinj sjell edhe përfitim ekonomik në planin afatgjatë me harxhime të reduktuara të mirëmbajtjes dhe energjisë.

“Kjo është pjesë e planit strategjik për transformimin e sistemit të transportit të qytetit dhe rritjen e efikasitetit të rrjetit transportues. Me këtë investim, ne dërgojmë mesazh të qartë në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët në përdorimin e transportit publik, si investim afatgjatë në sektorin e transportit dhe shërbimet publike”, njoftoi Ministria e Transportit.

Thirrja publike është publikuar në servisin elektronik të Byrosë së Prokurimit Publik dhe mund të shihet në linkun e mëposhtëm: https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie/fde19674-bc01-4b44-859d-a9202c88f3d3/1

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër