Editorial / Dhunës familjare s’po i shihet fundit – shoqëria dhe shteti të jenë më të vëmendshëm!

Nga B.M
73 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 prill, Zhurnal.mk – Dhuna familjare është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Nga të dhënat që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm në 48 orët e fundit janë denoncuar 12 raste për dhunë familjare.

Vetëm më 18 prill ka pasur tetë raste, dhe me 19 prill katër raste të tjera. Ky është një fakt se dhuna familjare është shtuar dukshëm dhe është koha e fundit që organet kompetente të ndërmarrin diçka. Duhet edhe shoqëria në përgjithësi, qofshin opinionistë, organizata joqeveritare, bashkësitë fetare dhe të gjithë ata që kanë ndikim në shqoëri që të flasin për këtë dukuri dhe ta parandalojnë më të keqen, shkruan “Zhurnal.mk”.

12 raste dhune familjare në 48 orët e fundit

Policia ka njoftuasr se në 18 dhe 19 prill janë paraqitur 12 raste të dhënuës familjare, ndërsa prej tyre janë privuar nga liria gjashtë persona. Një grua 47-vjeçare ka denoncuar se partneri i saj e ka sulmuar fizikisht atë dhe qenin e saj, si dhe ka bërë kërcënime ndaj saj dhe djalit të saj. Më pas, ai i ka kërkuar para dhe ajo nga frika ia ka dhënë paratë që i kishte në portofol.

Në Veles policia ka privuar nga liria një 33 vjeçare, pasi ajo e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 32-vjeçar, ndërsa më vonë, me veturën e saj  është përfshirë në aksident rrugor.

Një grua 50-vjeçare nga Kriva Pallanka ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i cili ka përdorur edhe një send të forte, ndërsa policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 34 vjeçar pasi për një periudhë më të gjatë kohore e ka ndjekur dhe shqetësuar ish-partneren e tij 27-vjeçare.

Më 18 prill policia në Shkup ka privuar nga liria një 34 vjeçar, i cili nga viti 2024 deri më tani shpesh i ka bërë kërcënime babait të tij 62-vjeçar, duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj tij.

Një grua 38-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se në periudhën nga marsi i vitit 2025 deri më tani ish-bashkëshorti i saj. përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe kërcënuese asaj dhe familjes së saj. Sipas denoncimit, ai më parë e ka keqtrajtuar si psikikisht, ashtu edhe fizikisht.

Një grua 50-vjeçare nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 04:30, në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Petrovecit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 56 vjeçar, i cili njëkohësisht i ka bërë kërcënime, ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake dhe e ka përzënë nga shtëpia. Sipas denoncimit, ajo edhe më parë ka qenë e keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj, por nuk ka denoncuar deri më tani. Më pas, nëpunësit policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me të denoncuarin.

Policia në Ohër e kanë privuar nga liria një 37 vjeçar, i cili një ditë më parë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare, ndërsa më pas me send të mprehtë i është kanosur asaj dhe miqve të tyre. Kundër tij është paraqitur kallëzim penal, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

Policia ka regjistruar edhe një grua 48-vjeçare nga Ohri, e cila e ka kërcënuar bashkëshortin e saj 47-vjeçar dhe e ka sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës.

Një 47-vjeçar nga Dibra ka denoncuar se në shtëpinë e tij është sulmuar fizikisht nga djali i tij 21-vjeçar, person me probleme shëndetësore, i cili më pas është dërguar në institucion shëndetësor, shkruan “Zhurnal.mk”.

Këto dhe shumë raste të tjera janë të ngjashme. Kryesisht burrat i sulmojnë gratë, por kohët e fundit është shtuar edhe numri i grave që sulmojnë burrat. Fakt tjetër është që shumë fëmijë sulmojnë prindërit e tyre, kjo zakonisht vjen si pasojë e mungesës së parave për blerje të drogërave dhe substancave të tjera narkotike.

Viktimat inkurajohen gjithnjë e më shumë të raportojnë dhunën

Shumë gra gjatë viteve të fundit denoncojnë se janë viktimë e dhunës familjare. Ato janë më shpesh anëtare të familjeve në të cilat burrat janë alkoolikë, të varur nga droga ose në të cilat gratë janë të varura ekonomikisht nga pagat e burrave të tyre. Këto gra turpërohen të thonë se rrihen, abuzohen seksualisht ose nënçmohen, por gjithashtu heshtin nga frika se mund t’u mohojnë fëmijëve të tyre të drejtën për t’u rritur me dy prindër.

Nga njohja e dhunës, veçanërisht dhunës psikologjike, raportimi i rasteve, reagimi i autoriteteve, kapacitetet e institucioneve si qendrat e punës sociale, policia, politika penale, parandalimi dhe pasiguria që viktimat e dinë se i pret kur fillojnë një jetë të re, veçanërisht në një nivel socio-ekonomik.

Numri i shtuar i raportimeve është për shkak edhe të fushatave të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin publik në lidhje me raportimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, gjë që i inkurajon vetë viktimat të raportojnë dhunën.

Tani janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal, të cilat nënkuptojnë se krimi i “lëndimit trupor” i kryer nuk do të amnistohet nën presionin e autorit, pra ndjekja penale do t’u lihet tërësisht autoriteteve kompetente dhe do të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare. Deri më tani, ligji parashikonte ndjekje penale vetëm me propozimin e viktimës, gjë që i linte hapësirë autorit të mbetej në liri, për shkak të mundësisë që viktimat të tërhiqnin kallëzimin.

Institucionet duhet të kenë kujdes!

Sjellja e institucioneve të tilla si policia dhe Qendra për Punë Sociale është problemi fillestar i zbuluar nga viktimat, avokatët e tyre dhe publiku ekspert i përbërë nga psikologë.

Kontakti i parë institucional që bën një viktimë e dhunës në familje, në pothuajse të gjitha rastet, është një kallëzim në një stacion policie.

Policia duhet që me rastin e raportimit të dhunës në familje, menjëherë të shkoj në vendngjarje dhe ndërmarrin masa dhe aktivitete të përshtatshme për të mbrojtur viktimën dhe për të ndihmuar në dërgimin e saj në një institucion mjekësor, dhe nëse është e nevojshme, viktima i dorëzohet Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale.

Ministria e Brendshme është kompetente t’i propozojë Gjykatës masa emergjente me vlefshmëri deri në 30 ditë, dhe qendrat e punës sociale mund t’i propozojnë Gjykatës masa të përkohshme me vlefshmëri deri në një vit.

Viktimat e dhunës duhet të dëgjohen, t’u besohet më shumë dhe të ndihmohen më shumë, sepse askush nuk i shpëton një jete të mirë.

Ka pasur raste të dhunës në familje që janë përsëritur edhe pas vendosjes së masave, dhe ka pasur edhe shkelje të masave për të cilat janë ngritur kallëzime penale. Ekzistojnë gjithashtu raste ku viktima është tërhequr nga gjykata për shkak të frikës nga prania e abuzuesit.

Nevojitet sensibilizim institucional

Profesionistët, të cilët janë kryesisht gra, janë subjekt i kërcënimeve verbale nga autorët e krimit, dhe në punën e tyre, njëra palë është gjithmonë e pakënaqur.

Në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, psikologët theksojnë nevojën për përmirësim të mëtejshëm të sensibilizimit institucional dhe një qasje të kujdesshme dhe individuale ndaj secilit individ. Disa përvoja tregojnë se, për shkak të abuzimeve individuale, ndonjëherë krijohet një mosbesim i përgjithshëm që mund të ndikojë në trajtimin e viktimave të vërteta.

Problem i madh për viktimat e dhunës në familje është mungesa e strehimit të sigurt, stabilitetit financiar dhe mbështetjes afatgjatë. Për këto arsye, disa prej tyre detyrohen të kthehen në një mjedis ku janë përsëri të ekspozuara ndaj rrezikut.

Shteti nuk mund të mburret me ndihmë të mjaftueshme financiare as për viktimat e dhunës në familje. Ato mund të marrin një ndihmë të njëhershme në para deri në 15 mijë denarë dhe deri në 12 mijë denarë për shpenzimet e ndërhyrjes mjekësore, nëse është e nevojshme. Kjo nuk është aspak e mjaftueshme, veçanërisht nëse viktima nuk ka pronë të vetën ose është e papunë.

Strehimi dhe varësia ekonomike janë problemet më të mëdha për viktimat. Sipas një raporti nga Zyra e Auditimit të Shtetit, shteti duhet të punojë për strehimin afatgjatë sepse viktimat e dhunës në familje janë potencialisht të pastrehë.

Mbrojtja nuk duhet të përfundojë me vendosjen e një mase ose me ndihmë financiare një herëshe. Nevojitet një sistem që do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme, një qasje individuale dhe punë të koordinuar midis policisë, shërbimeve sociale, gjykatave dhe vetëqeverisjes vendore, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër