Mickoski: Maqedonia për momentin është në gjendje të qëndrueshme energjetike

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Maqedonia për momentin gjendet në gjendje të qëndrueshme energjetike, por pasojat e zgjatura nga lufta në Gjirin mund të sjellin sfida serioze në periudhën e ardhshme, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai theksoi se Maqedonia nuk është konsumator i madh i gazit, gjë që në rrethanat aktuale paraqet rrethanë lehtësuese, por vlerësoi se gjendja me furnizimet e energjisë do të jetë sfidë.

Sipas Mickoskit, edhe nëse lufta përfundon në afat të shkurtër, do të nevojitet periudhë shtesë për normalizimin e furnizimeve.

“Me shumë gjasë diku mund të jetë në dhjetor të normalizohet furnizimi me gaz dhe me naftë nga Gjiri. Do të duhet të paktën një muaj, deri në 45 ditë, që te konsumatorët të arrijnë ato sasi”, tha ai.

Mickoski vlerësoi se normalizim i plotë mund të ketë madje në pranverën e vitit të ardhshëm, duke theksuar se për momentin mungojnë mes gjashtë dhe shtatë milionë fuçi në ditë, ndërsa sasitë e disponueshme janë ulur nën dy milionë fuçi në ditë.

Kryeministri informoi se ka biseduar edhe me kompanitë më të mëdha të naftës dhe theksoi se Maqedonia ka plan për t’u përballur me gjendjen. Si faktor pozitiv e veçoi edhe funksionimin e produktovodit, përmes të cilit, siç tha, ka sasi jo vetëm për nevojat vendore por edhe për vendet fqinje.

“Ne në këtë moment, nga optika e sotme, nëse i shohim gjërat, nuk kemi një sfidë të tillë. Por, po, në Evropë do të ketë sfidë serioze dhe pres sfida serioze”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se Maqedonia për momentin disponon me gjendje të qëndrueshme energjetike.

“Ne në këtë moment, sot, nëse duhet të jap përgjigje në pyetjen tuaj, energjetikisht jemi në një gjendje jashtëzakonisht të mirë, solide”, tha kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër